Presidenti Thaçi ngushëllon familjen Agani

Presidenti Thaçi ngushëllon familjen Agani

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Agani me rastin e vdekjes së Sadije Aganit, bashkëshorte e akademik Fehmi Aganit i vrarë në luftë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Me rastin e vdekjes së znj. Sadije Agani, bashkëshortes së njërit prej intelektualëve më të shquar të Kosovës, akademik Fehmi Aganit, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqve të së ndjerës. E kujtojmë me respektin më të madh kontributin e Sadijes e Fehmi Aganit me ide dhe angazhime për çështjen e Kosovës.

Edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Agani me rastin e vdekjes së Sadije Aganit, bashkëshortja e akademik Fehmi Agani.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se lajmi për vdekjen e Sadije Aganit e ka pikëlluar, ndërsa e ka kujtuar atë si mësuese të zellshme.

Postimi i Haradinajt:

Më pikëlloi lajmi i kalimit në amshim i Sadije Aganit. Si mësuese e zellshme dhe zonjë e nderuar, bashkëshortja e Dr. Fehmi Aganit, profesorit dhe ideologut të Lëvizjes Paqësore të Shqiptarëve të Kosovës të viteve ‘90, i ekzekutuar nga forcat serbe të sigurisë, do të kujtohet ndër breza. Familjarëve e miqve të familjes Agani, ngushëllime të sinqerta! RH