Presidenti Thaçi largohet nga ligjërata nën fjalët “President i Gazit, Pronto e Hajn”

17.03.2017 11:16
Presidenti Thaçi largohet nga ligjërata nën fjalët “President i Gazit, Pronto e Hajn”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që nga propozimi i tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës, po është mjaftë aktiv me fjalime të tij, diskutime por edhe me ligjërata duke provuar që të bind se krijimi i Ushtrisë  së Kosovës është duke u mbështetur nga aleatët e vendit.

Por sot Thaçi duket se nuk ka kaluar mirë në ligjëratën e tij kur student gjatë fjalimit të tij por edhe pas përfundimit të ligjëratës pyesnin me zë presidentit “A je president i Klanit Pronto”.

Ndërsa duke përfunduar këtë ligjëratë disa student me zë të lartë e quanin president i gazit dhe president i “Prontos” ndërsa e akuzuan edhe për vjedhje.

“Presidenti i gazit, president i pronaos, veç po na vidhni”, ka thënë një student derisa po largohej Thaçi nga kjo ligjëratë.

Presidenti Thaçi nuk ka pasur asnjë reagim ndaj asnjërit ndaj studentëve të cilët i ndërprenë fjalin por edhe pas përfundimit të ligjëratës./Insajderi.com