Presidenti Thaçi flet sot me serbët në Graçanicë

Presidenti Thaçi flet sot me serbët në Graçanicë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në një debat të hapur me përfaqësuesit e medieve serbe dhe shoqërinë civile.

Takimi do të mbahet në Qendrën Mediale në Graçanicë prej orës 11:00.

Këto takime vijnë pas nismës së presidentit Thaçi për ta transformuar FSK-në, e cila ka ngjallur reagime të ashpra te serbët në Kosovë, por edhe të Qeverisë së Serbisë. Madje edhe të faktorit ndërkombëtar./Insajderi.com