Presidenti Thaçi drejt Kukësit

09.11.2017 11:34
Presidenti Thaçi drejt Kukësit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë është nisur rrugës për në Kukës për një vizitë njëditore.

“Rrugës për në Kukës, për një vizitë njëditore në shenjë falënderimi për zemërgjerësinë dhe bujarinë e treguar në periudhën më të vështirë për ne”, ka shkruar presidenti Thaçi.

“Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare”, ka shtuar më tej ai.

“Për qytetarët e Kukësit sot do të ndajë medaljen ‘Urdhri i Lirisë’”, ka përfunduar ai./Insajderi.com