Presidenti Thaçi i bindur në fitoren e Kosovës

24.03.2017 17:55
Presidenti Thaçi i bindur në fitoren e Kosovës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur i bindur në fitoren e përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sontme ndaj Islandës.

Thaçi është treguar shumë optimist për një fitore të përfaqësueses kosovare, derisa ka lënë të kuptohet se nuk e vlerëson lartë kombëtaren islandeze.

”Sonte duhet ta rikthejmë entuziazmin dhe gëzimin e ndeshjes së parë. Por, kësaj radhe me një fitore. Suksese djemve tanë!”, ka shkruar presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook.

Ndeshja Kosovë-Islandë mbahet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.