Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është paralajmëruar që sot ta vizitojë Republikën e Kosovës për nder të ’28 Nëntorit’ – Festës së Flamurit.
Ai do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi me gardën ceremoniale.
Ndër tjera, ai do të marrë pjesë edhe në zbulimin e shtatores së heroit kombëtar Idriz Seferi që do të bëhet në Gjilan.
Për më tepër, kabineti qeveritar i Kosovës sot do të marrë pjesë në një mbledhje të përbashkët me qeverinë shqiptare në qytetin e Korçës, për nder të festave të Nëntorit./Insajderi.com