Presidenti shqiptar arrin në Bujanoc

Presidenti shqiptar arrin në Bujanoc

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka mbërritur në Bujanoc të Luginës së Preshevës.

Është vizita e parë e një kreut të shtetit shqiptar në këtë pjesë. Pritja e organizuar për të, ka qenë madhështore, raportojnë mediet atje.

Mijëra qytetarë kanë dalë nëpër rrugë që të presin presidentin shqiptar duke mbajtur në duar flamuj kombëtar.

Presidenti Bujar Nishani po zhvillon këtë vizitë në ditën e 7 marsit – Ditën Mësuesit.