Presidenti i Realit bënë gati 12 milionë euro për Ramosin

26.03.2017 09:09
Presidenti i Realit bënë gati 12 milionë euro për Ramosin

Paraqitjet e mira të Sergio Ramosit këtë sezon e kanë shtyrë presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin t’i bëjë gati një kontratë të re mbrojtësit spanjoll.

Sipas Calciomercato.com, Perez ka bërë gati 12 milionë euro në sezon për Ramosin, i cili aktualisht paguhet 10 milionë euro në sezon.

Ramos, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2020, ka zgjuar interesimin e Chelseas.

Reprezentuesi i Spanjës ka shënuar 21 gola që nga finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2014. 18 prej golave kanë ardhur kur Real Madridi ishte duke humbur ose barazuar.