Presidenti i parë që do të flasë kundër komunitetit LGBTI

12.10.2017 20:45
Presidenti i parë që do të flasë kundër komunitetit LGBTI

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të drejtojë konferencën vjetore të një grupi anti-LGBT, i cili është klasifikuar si një grup që nxit urrejtje.

Donald Trump do të bëhet presidenti i parë që do të marrë pjesë në këtë konferencë.

Presidenti Trump i është drejtuar ngjarjes e cila është organizuar nga Këshilli i Kërkimeve Familjare tri herë në total dhe ka bërë vitin e kaluar gjatë kohës kur ka kandiduar për president.

Këshilli për Hulumtime Familjare kundërshton dhe lobon fuqishëm kundër komunitetit LGBT. Grupi i krishterë kundërshton martesat e të njejtit seks, adoptimin e fëmijëve nga ky komunitet, abortin, hulumtimin embrional qelizor, pornografinë dhe divorcin.

Tony Perkins, president i Këshillit për Hulumtime Familjare, falënderoi Presidentin Trump për konfirmimin e pjesëmarrjes e tij në konferencë.

“Këto janë vlera që votuesit amerikanë i kanë pritur që tetë vite”, tha ai në një deklaratë.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka bërë premtime të mëdha dhe ka theksuar se do të mbështesë homoseksualët. Porn ë  ditën e inaugurimit, administrata Trump menjëherë fshiu nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë të gjitha referencat për njerëzit LGBT dhe të gjithë ata që jetojnë me HIV.