Presidenti i parë amerikan që lutet në Murin e Shenjtë të Jerusalemit

Presidenti i parë amerikan që lutet në Murin e Shenjtë të Jerusalemit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një vizitë historike në Murin Perëndimor të Jerusalemit të hënën, dhe ka qëndruar para vendit më të shenjtë ku çifutët bëjnë lutjet e tyre.

Trump ka qëndruar para murit dhe ka thënë ca fjalë e lutje dhe më pas me dorën e djathtë kishte vendorur një fletë me shënim në mes gurëve monumentalë, gjest të cilin e bëjnë çifutët si shenjë e dërgimit të lutjeve.

Ai ka qenë i shoqëruar nga rabini i murit perëndimor, Shmuel Rabinowitz, i cili ka thënë për radion izraelite që ka recituar dy psalme me liderin amerikan. Njëra nga këto, psalmi 122, flet për Jerusalemin si një “qytet që është i bashkuar”.

Gurët antik janë në pjesën e Jerusalemit të cilën Izraeli e kishte pushtuar në vitin 1967 në luftën e Lindjes së Mesme. Konsideron gjithë Jerusalemin si një kryeqytet i pandashëm, status të cilin nuk e njohin ndërkombëtarët, raporton Reuters.

“Trump ka thënë që e kupton rëndësinë e Murit Perëndimor për çifutët dhe kjo është arsyeja pse ai ka vendosur ta vizitojë këtë vend gjatë udhëtimit të tij të parë në Izrael. Ai është i sigurt që do të vijë përsëri këtu, mbase shumë herë. Ai ishte shumë i prekur”, ka thënë Rabinowitz, dhe shtoi se Trump kishte pyetur për madhësinë e murit.

Presidentit i ishte bashkangjitur dhëndri i tij, Jared Kushner, i cili është një çifut ortodoks. Që të dy edhe ai edhe Trump kishin pasur të vendosura kapelet religjioze të zeza, të cilat vihen në majën e kokës, si shenjë respekti, njofton Insajderi.

Edhe zonja e parë, Melania Trump, dhe Ivanka, gruaja e Kushner, kishin vizituar murin dhe ishin lutur në pjesën ku gratë lejohen. Ivanka Trump, e konvertuar në çifute para martesës së saj me Kushner, kishte qarë gjatë lutjes.

Kjo është hera e parë që një president i SHBA-së ka vizituar dhe është lutur në atë vend. Barack Obama e kishte vizituar atë vend në vitin 2008, por gjatë kampanjës së tij, para se të bëhej president. /Insajderi.com