Presidenti i Luganos fiton 500 mijë euro nga shitja e Sadikut

Presidenti i Luganos fiton 500 mijë euro nga shitja e Sadikut

Armando Sadiku ka nisur punën intensive te Lugano, ku sot i është caktuar fanella me numrin 10 për pjesën e dytë të sezonit që do të kalojë me këtë skuadër.

Futbollisti është i lumtur me zgjedhjen që ka bërë dhe po ashtu edhe presidenti i këtij klubi, Anxhelo Renxeti, i cili ka përsëritur se huazimi i tij ishte konkretizuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të gjitha palët.

“Na nevojitej një sulmues i rëndësishëm. Përveç të tjerave, nga një shitje e mundshme e Sadikut në fund të sezonit duhet të përfitojmë edhe 25% të vlerës së kartonit të tij, ndaj i japim mundësinë të tregojë vlerat në Superligën zvicerane”, shkruan Panoramasport.al.

“Ai kishte dëshirë të kthehej te Lugano pasi këtu ka edhe trajnerin e tij ideal. Trajneri e njeh shumë mirë, ndaj nëse më thotë se gjërat janë mirë, do të thotë se janë ashtu”, u shpreh Renxeti.

Kartoni i Sadikut aktualisht vlerësohet 750 mijë euro nga portali i njohur “Transfermarkt”.

“Te Lugano shpresojnë që kjo shifër të rritet sa më shumë gjatë 6 muajve të ardhshëm ku Sadiku të veshë fanellën e skuadrës”.

“Në këtë mënyrë, duke besuar se ai do të shitet në ndonjë klub tjetër në verë, do të përfitojnë një tjetër shumë të ndjeshme, përveç shifrës prej 500 mijë eurosh që kaluan në arkat e këtij klubi kur ia shiti lojtarin shqiptar Zyrihut në janarin e vitit 2014”, tha presidenti Renxeti.

sadiku-kontrata