Presidenti: Komunën e Prishtinës e vizitoj kur të përmirësohet qeverisja

Presidenti: Komunën e Prishtinës e vizitoj kur të përmirësohet qeverisja

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dhënë një deklaratë të fortë duke akuzuar Komunën e Prishtinës për mungesë të mirë qeverisjes, teksa i është përgjigjur pyetjes së kur do ta vizitojë këtë komunë të udhëhequr nga Shpend Ahmeti, nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kur të përmirësohet qeverisja”, tha Thaçi në Zona e Debatit, duke iu përgjigjur pyetjes se kur do ta vizitojë Komunën e Prishtinës.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti haptas sikurse VV-ja ka deklaruar se nuk e njeh Hashim Thaçin si president të vendit duke e quajtur atë një personalitet përçarës që nuk e meriton të jetë në postin e të parit të vendit.

VV-ja së bashku me partitë tjera kishin protestuar katër net radhazi kundër zgjedhjes së Thaçit president të vendit./Insajderi.com