Presidenti i Komisionit Evropian: Pres që Serbia të anëtarësohet para vitit 2025

08.11.2017 17:53
Presidenti i Komisionit Evropian: Pres që Serbia të anëtarësohet para vitit 2025

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se pret që shteti i Serbisë të bëhet anëtarë i Bashkimit Evropian para vitit 2025.

“Mendoj që Serbia dhe Mali i Zi do të anëtarësohen para vitit 2015”, ka thënë ai për Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Junker është përgjigjur në pyetjen rreth synimeve të BE-së që duhet prezantuar mbi pranimin e këtyre dy shteteve dhe programin punues të Komisionit Evropian për këtë.