Presidenti i Këshillit Evropian ftohet për t’u marrë në pyetje nga prokurorët polakë

13.03.2017 11:24
Presidenti i Këshillit Evropian ftohet për t’u marrë në pyetje nga prokurorët polakë

Zyra e Prokurorit të Qarkut në Varshavë i ka bërë thirrje presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në lidhje me një rast kundër ish-zyrtarëve të shërbimit sekret.

“Donald Tusk është thirrur si dëshmitar në një rast kundër shefave të shërbimeve ushtarake kundër-inteligjencës (SKW), të cilët u akuzuan për bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës të një vendi tjetër pa autorizimin e kërkuar të kryeministrit”, ka thënë prokurori Michal Dziekanski.

Rasti ka të bëjë me ngjarjet e vitit 2010, kur Tusk ishte kryeministër i Polonisë./Express/