Presidenti iu dha lehonave pagë të plotë, në kundërshtim me ligjin

Presidenti iu dha lehonave pagë të plotë, në kundërshtim me ligjin

Zyra e Presidentit si duket nuk e ka menduar mirë ligjin për lehonat.

Sipas ligjit adekuat nëpunësja lehonë, gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë, paguhet nga institucioni me kompensim 70% të pagës bazë, shkruan Gazeta Alo

Ndërkaq në zyrën e Presidnetit Hashim Thaçi ka ndodhur e kundërta. Në një rast të shfrytëzimit të pushimit të lehonisë gjatë vitit 2017, në raportin e Auditimit, thuhet se e punësuara ishte kompensuar me shtesën prej 30€ në muaj në periudhën e parë të shfrytëzimit të pushimit të lehonisë. Pra, ka marrë pagë të plotë.

Zyra e Auditimit të Përgjithshëm, ka rekomanduar se Sekretari i Përgjithshëm duhet të sigurojë se në rastet e shfrytëzimit të pushimit të lehonisë, kompensimet të bëhen në harmoni të plotë me kërkesat ligjore dhe të siguroj në bashkëpunim me MAP-in vendosjen e kontrolleve të shtuara për të parandaluar gabimet e identifikuara në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten.