Presidenti jep tri lajme të mëdha që do të ndodhin brenda vitit

Presidenti jep tri lajme të mëdha që do të ndodhin brenda vitit

Presidenti i vendit ka dhënë një intervistë pas kthimit nga Brukseli ku në mënyrë jo formale është takuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Hashim Thaçi ka folur për televizionin shqiptar “ABC News” ku ka dhënë tri lajme të mëdha që sipas tij do të vijnë për Kosovën gjatë vitit 2017, raporton Insajderi.

Fillimisht ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të finalizohet shumë shpejt, me një marrëveshje historike, mes dy vendeve.

“Ky është rifillim i angazhimit të dy presidentëve për një punë e cila do të rezultojë e do të finalizohet me një marrëveshje të madhe dhe historike të normalizimit dhe raporteve Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.

Më pas ka dhënë lajmin e dytë. Ka thënë se Qeveria e Kosovës do të formohet në një afat rekord, ani pse koalicioni fitues nuk i ka siguruar votat për të pasur 61 deputetë sa nevojiten për të formuar Qeverinë.

“Nuk besoj se do të ketë krizë në ndërtimin e Qeverisë. Shoh vullnet nga koalicioni fitues për themelimin e Qeverisë në afat rekord. Do të respektoj Kushtetutën dhe Kosova do të ketë shumë shpejt Qeverinë”, ka thënë presidenti.

Lajmi tretë lidhet me ushtrinë. Sipas presidentit ajo do të themelohet brenda vitit 2017.

“Ky themelim I FSK-së do të ndodhë gjatë  vitit 2017”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=KjZ3CtG1Lyk