Presidenti jep një “lajm  50 milionësh nga Washingtoni”

Presidenti jep një “lajm  50 milionësh nga Washingtoni”

Presidenti Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të dhënë një lajm, që ai e ka quajtur të shkëlqyeshëm e që vjen nga kryeqendra amerikane.

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Washingtoni. Agjencioni federal amerikan MCC ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë në kuadër të programit “Threshold”. Ky është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti – dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Këto mjete do të investohen që nga vjeshta sidomos për shtresat e varfra dhe mijëra vende të punës do të përkrahen 3 vitet e ardhshme. Uroj ekipin e Zyrës në Kosovë për punë të suksesshme”, ka shkruar presidenti./Insajderi.com