Presidenti i ri i FIFA-s dëshiron të rindezë “dashurinë për futbollin”

Presidenti i ri i FIFA-s dëshiron të rindezë “dashurinë për futbollin”

Gianni Infantino dëshiron që FIFA të rikthejë dashurinë për lojën pas zgjedhjes së tij si president, në vend të praktikave korruptive që i kanë dhënë hije të keqe Qeverisë Botërore të futbollit.

“Unë dua të shoh futbollin në rritje në të gjithë botën dhe njerëzit që e shohin FIFA-në si organizatë që ndihmon secilin vend në botë për të zhvilluar futbollin.

“Dhe (dua) që të ndihmojë fëmijët të buzëqeshin me sytë e tyre, kur ata kanë një top në këmbë dhe mund të argëtohen me të”, shtoi presidenti i ri i FIFA-s.

Avokati zviceran dhe ish-sekretari i përgjithshëm i UEFA-s u zgjodh si presidenti i ri i FIFA-s, pas marrjes së një shumicë të 115 votash në rrethin e dytë të votimit.

Sheikh Salman bin Ibrahim al-Khalifa nga Bahrejni, president i Konfederatës Aziatike të Futbollit dhe i preferuari i shumë njerëzve, kishte vetëm 88 vota.

Kongresi i jashtëzakonshëm i së premtes në Cyrih u mbajt për shkak të pezullimit të Sepp Blatterit si president i FIFA-s, i cili kishte udhëhequr FIFA-në për 17 vite me radhë, udhëheqje që solli një krizë në Institucionin e futbollit botëror e cila ka bërë që  Shtetet e Bashkuara të hetojnë Baltterin dhe shumë zyrtar të tjerë për korrupsion.

Blatter mohon akuzat mbi dyshimet për 1.3 milion “pagesa të pabesa” për Michel Platinin, por të dy janë ndaluar nga aktiviteti i futbollit për gjashtë vjet dhe kanë në plan të apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

 

Infantino do të shërbejë për kohën e mbetur të detyrës për të cilën Blatter u zgjodh majin e kaluar, që do të thotë se do të ketë zgjedhje më tej në 2019-ën.

Ai mund të shërbejë për një maksimum prej 12 vjetësh, më shumë se tre mandate katër-vjeçare, nëse rizgjidhet përsëri.