Presidenti i Koresë Jugore arriti në samit me Kim Jong-un

Presidenti i Koresë Jugore arriti në samit me Kim Jong-un

Presidenti i Koresë Jugore Moon Jae-in arriti në Phenian në samitin e tretë me liderin e Koresë Veriore Kim Jong-un, me shpresë se do të ngjallen negociatat e Phenianit dhe Uashingtonit për denuklearizim.

Në aeroportin e Phenianit presidentin jugkorean e priti Kim, prej nga lideri i Koresë Veriore para një viti e mbikëqyrte lëshimin e raketave.

Samiti do të jetë rast “për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndër koreane”, ka vlerësuar agjencia informative e Koresë Veriore KCNA.

Moon, i cili do të qëndrojë në Phenian deri më 20 shator, ka pasur rol kyç të ndërmjetësuesit në organizimin e samitit në mes të Kimit dhe presidentit amerikan Donald Trump më 12 qershor në Singapor.

Në atë samit Kim u angazhua për denuklearizim të Koresë Veriore por prej atëherë negociatat për këtë çështje me zyrtarët amerikan qëndrojnë në pikën e njëjtë./Insajderi.com.