Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të vizitojë nesër Kosovën

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të vizitojë nesër Kosovën

Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Evropian, do të vizitojë Kosovën nesër, më 26 prill, për t’u takuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian.

Takimi do të zhvillohet në mesditë në ora 12, kurse më pas do të ketë një adresim për media, por pa pyetje-përgjigje.