Presidenti gradon tre pjesëtarë serbë të FSK-së

Presidenti gradon tre pjesëtarë serbë të FSK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do t’i gradojë tre pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, Thaçi të hënën do të marrë pjesë në një ceremoni ku do të bëhet gradimi i tre pjesëtarëve të komunitetit serb në Batalionin e Parë të FSK’së.

Ceremonia do të zhvillohet në orën 11, në kazermën e FSK’së, në qytetin e Gjilanit.
Në agjendën e Thaçit për të hënën është edhe një konferencë ndërkombëtare, me temën “NATO dhe dinamikat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën e sfidave të sigurisë globale”.
Thaçi do të marrë pjesë në këtë konferencë në orën 19.