Presidenti “goditet” nga 5 ambasada pse fali personat që vranë një familje 

Presidenti “goditet” nga 5 ambasada pse fali personat që vranë një familje 

Vendimi i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për të falur dy vëllezërit Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiçinën të cilët ishin dënuar me 30 vjet heqje lirie për shkak se janë gjetur fajtor në vrasjen e Hamzë Hajrës dhe katër anëtarëve të familjes së tij në vitin 2001, ka indinjuar thellë shtetet e Quintit.

Përmes një komunikate të lëshuar për media nga Ambasada Amerikane në emër të shteteve të Quint-it thuhet se vendimi i presidentit është shqetësues.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra'”, thuhet në njoftim për media.

Pjesë e shteteve të Qunt-it janë diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë e Italisë.

Hamëz Hajra ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me gruan dhe katër fëmijë kur u qëllua më armë zjarri. Vetëm një prej fëmijëve i mbijetoi sulmit. Autorët e vrasjes, Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiçina ishin dënuar me 30 vjet heqje lirie në një proces të gjatë gjyqësor, nën akuzat se më 20 gusht të vitit 2001 kanë vrarë Hamëz Hajrën dhe 4 anëtarët e familjes së tij në fshatin, Baicë të Kosovës.

Në vitin 2002 policia arrestoi 12 persona, ish pjesëtarë të UÇK, të dyshuar për vrasjen në fjalë. Në prill të vitit 2005 ata u dënuan gjithsej me 185 vjet heqje lirie, ndërsa në shqyrtimin e dytë të çështjes, në 2008, Gjykata e Lartë liroi pjesën më të madhe të tyre. ndërsa vërtetoi dënimet për pesë të akuzuar në vitin 2009, përfshirë Jeton Kiçinën, që u dënua me16 vjet dhe Blerim Kiçinën me 11 vjet heqje lirie. Ky i fundit, pasi pranoi akuzat, denoncoi edhe katër persona të tjerë si pjesëmarrës në krim. Ai më pas e tërhoqi deklaratën e tij.