Edhe Uka ishte i ulur në rreshtin e parë të karrigeve të katedralës. Ngjitur me presidentin Thaçi. Figura famëkeqe që ka krijuar Ukë Rugova për dyshimet e tij për lidhjet me krimin, nuk e bënë Thaçin indiferent ndaj tij.
Në shugurimin e katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, Hashim Thaçi ishte njëri nga zyrtarët më të lartë të shtetit që merrte pjesë në këtë ceremoni, së bashku me kryeministrin e vendit Isa Mustafa. Presidenti dhe kryeministri ishin ulur shumë pranë njëri tjetrit.
Për ta, ishin rezervuar ulëset në rreshtin e parë. Por, shumë pranë tyre në sallën kryesore të katedrales ndodhej edhe Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Aktakuza e ngritur ndaj tij mbi dyshimet për udhëheqjen e një grupi kriminal nuk e penguan shkuarjen e Ukë Rugovës në ceremoni.
Edhe Uka ishte i ulur në rreshtin e parë të karrigeve të katedralës. Ngjitur me presidentin Thaçi. Figura famëkeqe që ka krijuar Ukë Rugova për dyshimet e tij për lidhjet me krimin, nuk e bënë Thaçin indiferent ndaj djalit të ish-presidentit Rugova.
Madje, siç raporton Gazeta Zëri, presidenti aktual i Kosovës dhe i dyshuari për krim të organizuar kanë shkëmbyer fjalë mes vete.

Për ta kryer shugurimin e katedrales “Nëna Terezë” kishte ardhur nga Vatikani edhe i dërguari special i Papës, Ernest Simoni. Prezent në këtë ceremoni ishin krerët më të lartë të shtetit, politikanë, familje të dëshmorëve, përfaqësues të bashkësive fetare e personalitete të ndryshme.
Ukë Rugova, i cili mori pjesë në këtë ceremoni, akuzohet se ka udhëhequr një grup kriminal që ka përfituar nga biznesi i paligjshëm i shitjes së vizave italiane.
Insajderi në serinë e hulumtimeve të emërtuara “Dosja Grande”, kishte publikuar tërë dyshimet e akuzat që rëndojnë mbi djalin e ish-presidentit Rugova.
Po ashtu, Insajderi ka zbuluar se një kompani private, ku është aksionar Ukë Rugova, ka vepruar përgjatë viteve në kundërshtim me postin që ka mbajtur ai: atë të deputetit të parlamentit të Kosovës. Biznesi i tij – restorant dhe autolarje, i kishte borxh Administratës Tatimore të Kosovës. /Insajderi.com