Presidenti francez i fyen punëtorët të cilët ishin ngritur në protestë

Presidenti francez i fyen punëtorët të cilët ishin ngritur në protestë

Presidenti i Francës Emanuel Makron ka përdorur një gjuhë vulgare ndaj punëtorëve, të cilët ishin ngritur në protestë.

Makron ka thënë se punëtorët në vend se të gjejnë punë, nxisin “kaosin e përgjakshëm”.

Presidenti francez Makron akuzohet gjithashtu se ka punësuar një staf të tërë të njerëzve vetëm për imazhin e tij dhe që të përçojë një mesazh sa më të bukur, por se pak ose aspak i ka interesuar realisht ajo që thotë apo të bëjë realisht një punë në drejtim të fjalës që e thotë, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Në vizitën që bëri te punëtorët në jug-perëndim të Francës, Emanuel Makron ka përdorur një gjuhë fyese dhe denigruese kundër tyre, duke e vënë atë në shënjestër të plotë të opozitës të vendit.

Kritikët kanë thënë gjithashtu edhe se Emanuel Makron është një president i të pasurve dhe se nuk mbron shtesën e punëtorëve.