Presidenti i Filipineve paralajmëron bombardimin e xhamive

31.08.2017 12:27
Presidenti i Filipineve paralajmëron bombardimin e xhamive

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte të mërkurën i dha ushtrisë së tij të drejtën për t’i dhënë fund betejës së gjatë në qytetin Marawi që mund të përfshijë bombardimin e xhamive.

Rrethimi në Marawi, i cili shpërtheu më 23 maj, pas sulmit nga grupet Maute dhe Abu Sayyaf që lidhen me DEASH-in, është në ditën e tij të 100-të.

“Herën e fundit që isha atje, më në fund thashë se opsioni tashmë është i juaji. Sepse nuk mund të kemi një ngërç për më shumë se një vit”, citohet të ketë thënë Duterte në një fjalim për 23 vjetorin e Autoritetit Teknik të Zhvillimit të Aftësive dhe Shkathtësive.

Trupat qeveritare hetuan mundësinë e sulmit të xhamive që u shndërruan në bastione armike nga terroristët edhe gjatë ditëve të hershme të betejës, por u ndalën nga autoritetet më të larta, përfshirë Duterten duke marrë parasysh ligjet ndërkombëtare që ndalojnë sulmet ndaj objekteve fetare.

Duterte më herët po ashtu u kërkoi trupave të prisnin, sepse siguria e pengjeve e vlerësuar në 30, duhet të jetë përparësia më e madhe.

Presidenti megjithatë shtoi se ishte e vështirë për të që të merrte vendimin.

“Ajo do të gjenerojë më shumë urrejtje, në vend të shërimit… Por, është duke marrë kaq shumë kohë”, tha ai. “Unë po ngre duart sepse njerëzit në qeveri, policia, ushtria, njësitë e qeverisjes vendore dhe civilët tashmë po ankohen”.

Duterte, megjithëse ishte i paduruar që nga negociatat me terroristët, për të dorëzuar dhe për të liruar pengjet. Presidenti gjithashtu zbuloi se ai dërgoi një emisar për të biseduar me militantët.

“Unë kam dërguar tashmë dikë, nëse mund ta shpëtojmë ditën për të gjithë ne”, tha ai./AA/