Presidenti filipinas krahason veten me Hitlerin

30.09.2016 14:25
Presidenti filipinas krahason veten me Hitlerin

Presidenti kundërthënës i Filipineve, Rodrigu Duterte, e ka krahasuar vetëm me Hitlrin, duke thënë se do të ishte i lumtur të vrajë miliona njerëz në luftën e tij kundër trafikantëve të drogës.

“Nëse Gjermania e ka pasur Hitlerin, Filipinet do të mund ta kenë…”, ka thënë ai, ka pushuar pak dhe ka drejtuar gishin kah vetja.

“Hitleri ka masakruar tre milionë hebrenj…këtu ne kemi tre milionë përdorues të drogës.  Do të isha i lumtur nëse do t’i masakroja të gjtihë”, ka shtuar ai, njofton The Guardian.

Duterte gjatë fushatës për t’u bërë president i vendit kishte premtuar luftë të ashpër ndaj drogës në vendin e tij.  Vetëm brenda pak javëve, mijëra njerëz kanë vdekur në këtë luftë kundër tregtisë me drogën.

Duterte njihet për deklarata që bëjnë bujë në mediat ndërkombëtare.  Ai para një koëhsh e ka ofenduar edhe presidentin e ShBA-ve, Barack Obaman.  Fyerja e tij kishte ndikuar shtyerjen e një takimi mes dy palëve./Insajderi.com