Presidenti drejt Drenicës me veturë, qytetarët e qortojnë për “shkelje të ligjit”

Presidenti drejt Drenicës me veturë, qytetarët e qortojnë për “shkelje të ligjit”

Një foto e publikuar sot në rrjetin social Facebook nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke udhëtuar me veturë drejt vendlindjes së tij, Drenicës, ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët.

Jo për faktin se Thaçi bëri foto në veturë, por sepse ai dhe djali i tij, Endriti, nuk kishin vënë rripin e sigurimit derisa dyshohet se ishin duke udhëtuar – duke thyer kështu Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Qytetarët, të cilët komentuan në postimin e Presidentit në Facebook, e akuzuan atë për thyerjen e rregullave të komunikacionit.

“Shumë mirë po i zbatoni rregullat e komunikacionit. Jo të koncentrum në vozitje, pa rripin e sigurimit, shembull i mirë jeni”, shkruante një komentues me emrin Benjamin Saci, duke e akuzuar Presidentin Thaçi për thyrjen e rregullave të komunikacionit.

Jo vetëm Saci, por edhe shumë të tjerë ia tërhoqën vërejtjen Thaçit.

“Ne qit rast duhet Policia e Kosovës me i shqiptu dy gjoba për rripat e sigurisë… makina në levizje… pa rripa të sigurisë. Ky është presidenti që nuk përfill shumë rregulla”, shkruante Argjend Thaqi, një tjetër komentues në postimin e Presidentit. /Insajderi.com