Presidenti i Brazilit tregon se mishi nga Brazili është i sigurt

Presidenti i Brazilit tregon se mishi nga Brazili është i sigurt

Presidenti i Brazilit, Michel Temer, ka kërkuar që t’i risigurojë partnerët e huaj tregtar se skandali i korrupsionit që po e ngulfat industrinë e mishit në Brazil nuk nënkupton se produktet e saja janë të pasigurta.

Në një takim me ambasadorët nga Evropa, ShBA-ja dhe Kina, Temer ka thënë se qeveria e tij mbetet me vetëbesim se mishi brazilian është cilësor, raporton BBC.

Fabrikat e paketimit të mishit në Brazil janë akuzuar për vite të tëra për shitjen e mishit të viçit dhe të pulës të kalbur.

Temer ka thënë se “Vetëm 21 njësi nga 4.837 në Brazil janë subjekt i inspektimit qeveritar që po akuzohen për parregullsi. Vetëm gjashtë nga to kanë eksportuar në 60 ditët e fundit” shkruan BBC

Brazili është eksportuesi më i madh i mishit të kuq në botë.

Të premten, policia federale bastisi fabrikat e prodhimit të mishit, si dhe arrestoi më shumë se 30 persona.

Ndërkohë, qeveria suspendoi më shumë se 30 shërbyes civilë të cilët duhej t’i kishin vërejtur praktikat ilegale dhe johigjienike.

Tre fabrika të paketimit të mishit janë mbyllur dhe 21 të tjera janë duke u hetuar.