Presidenti bjellorus aksidentalisht nxitë “striptiz” në vendet e punës

Presidenti bjellorus aksidentalisht nxitë “striptiz” në vendet e punës

Fotografi të personave të zhveshur nëpër zyrat e tyre janë shpërndarë në internet pasi presidenti i Bjellorusisë, Alexader Lukashenko, u tha qytetarëve “që të zhvishen e të punojnë deri sa të djersiten”.

Në fakt, presidenti autoritar nuk mendoi se qytetarët do ta kuptonin bukfalisht kërkesën e tij, të cilën e bëri kur ishte duke folur për rëndësinë e teknologjisë për ekonominë e këtij shteti, shkruan The Guardian.

Qindra fotografi janë shpërndarë nëpër rrjete të ndryshme sociale, të zhveshur por duke përdorur kompjuterët ose gjëra të tjerë për të mbuluar pjesët intime.

“Presidenti ka thënë që kjo është e domosdoshme,” kishte shkruar një përdorues i Instagramit kur kishe postuar fotografitë./Insajderi.com

belarus22

BEL 222

BE ll