Presidenti i Barcelonës do të dalë para gjykatës për transferimin e Neymarit

Presidenti i Barcelonës do të dalë para gjykatës për transferimin e Neymarit

Presidenti i ekipit futbollistik spanjoll Barcelona, Josep Maria Bartomeu, do të dalë para gjyqit me pretendim se ka bërë parregullsi në transferimin e futbollistit Neymar.

Në një deklaratë nga Prokuroria thuhet se është vendosur që Bartomeu të dalë para gjyqit për shkak të pretendimeve se gjatë transferimit të futbollistit Neymar nga klubi Santos tek klubi Barcelona në vitin 2011 është bërë korrupsion dhe mashtrim, njofton AA.

Në deklaratë po ashtu theksohet kërkesa e Bartomeut, i cili në periudhën kur ndodhi ky transferim ishte zv/president i këtij klubi, për t’i kundërshtuar këto pretendime është refuzuar dhe se ai do të dalë para gjyqit./Insajderi.com