Presidenti Assad buzëqesh kur pyetet për fëmijët e vrarë në Siri

Presidenti Assad buzëqesh kur pyetet për fëmijët e vrarë në Siri

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad qeshi dhe tha se ai fle mirë, kur u pyet gjatë një interviste për të gjithë fëmijëve që po vdesin çdo ditë në Siri.

Assad tha gjithashtu se vdekjet e qindra mijëra civilëve në Siri janë “faj i terroristëve” dhe tha se “ne po flasim për luftën, jo për bamirësinë”.

Gjatë një intervistë me The Sunday Times, Assad u pyet nëse atë e zë gjumi natën derisa një numër i madh i fëmijëve vriten në Alepo dhe në pjesë të tjera të Sirisë.

Ai qeshi dhe tha: “Unë e di kuptimin e kësaj pyetje. Unë fle rregullisht mirë, unë punoj dhe ha rregulisht dhe bëjë aktivitete sportive”.

Ai pati një koment edhe për të gjitha vrasjet që kanë ndodhur nga lufta në Siri.

“Është faji i terroristëve, dhe kjo është një luftë dhe jo bamirësi”, tha Assad për The Sunday Times, raporton Insajderi.

Të dielen regjimi i Asadit është akuzuar se bombardoi një zonë që pretendohej se kontrollohej nga rebelët, nga e cila mbetën të vdekur 5 fëmijë dhe të paktën 25 të tjerë të lënduar. /Insajderi.com