Presidenti afgan nënshkruan marrëveshjen e paqes me grupin militant

Presidenti afgan nënshkruan marrëveshjen e paqes me grupin militant

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, nënshkroi marrëveshjen për paqe me liderin e grupit militant Hezb-e Islami, Gulbuddin Hekmatyar.

Ghani u zotua se do të lobojë te Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara për ta hequr Hekmatyarin nga lista e zezë e terroristëve.

Hekmatyar e nënshkroi marrëveshjen përmes një video-lidhjeje në pallatin presidencial të Kabulit.

Kjo është marrëveshja e parë për paqe që ka nënshkruar Qeveria e Afganistanit prejse ka nisur lufta me talibanët në vitin 2001.

Ajo është mirëpritur edhe nga komuniteti ndërkombëtar, i cili e ka parë si mostër të mundshme për marrëveshje paqeje me talibanët, të cilët luftojnë për rrëzimin e Qeverisë në Kabul që 15 vjet.

Pasi t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare, Hekmatyar pritet të kthehet në Afganistan pas 20 vjetësh në mërgim.

Ai besohet se jeton në Pakistan.