Presidenca sqaron mungesën e Thaçit në organizimin e BIK-ut

12.09.2016 17:18

Zyra e presidentit Hashim Thaçi ka njoftuar se i pari i shtetit ka munguar në pritjen e BIK-ut për Bajramin e Vogël pasi Presidenti ndodhet jashtë vendit, në vizitë në Kanada.

Presidenca sqaron mungesën e Thaçit në organizimin e BIK-ut

Për dallim nga drejtues të institucioneve të tjera dhe të partive politike, në pritjen e organizuar nga BIK për urimet për Kurban Bajram nuk është shfaqur as presidenti as ndonjë përfaqësues i Presidencës.

Liderë institucionalë e përfaqësues të partive politike kanë uruar sot Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës në pritjen e organizuar nga kjo e fundit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ata janë pritur nga zëvendësi i kryetarit të BIK-së, Reshat Mexhiti. /Insajderi.com