Preshevari i Skënderbeut deklarohet pas ndeshjes kundër Partizanit

Preshevari i Skënderbeut deklarohet pas ndeshjes kundër Partizanit

Mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti ka folur pas përfundimit të ndeshjes kundër Partizanit të Beogradit.

Aliti, i cili vjen nga Presheva, ka thënë se e kënaq barazimi ndaj Partizanit të Beogradit, dhe sipas tij, me rëndësi ishte fakti që Skënderbeu nuk pësoi humbje.

“Nuk ishte edhe aq e lehtë që të futesh në lojë si zëvendësues. Megjithatë, skuadra më ndihmoi sepse shokët më folën gjatë gjithë kohës. Ishim disi të pafat sepse patëm raste me Soue dhe Xhejms. Por gjithsesi e rëndësishme ishte që nuk e humbëm këtë takime dhe mbi të gjitha që nuk pësuam gol”, tha Aliti për “Supersport” pas ndeshjes. /Insajderi.com