Aziz Salihu thotë se u mashtrua nga Labinot Tahiri

19.08.2017 16:41
Aziz Salihu thotë se u mashtrua nga Labinot Tahiri

Ish-sportisti Aziz Salihu ka kërkuar publikisht nga deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, t’ia sigurojë banesën e premtuar. Ka thënë se premtim të njëjtë i kishte dhënë edhe karateisti Enver Idrizi.

Salihu është ankuar se s’po ka mundësi të shkojë në pushime pavarësisht se ka marrë rekomandim nga mjekët. Ka thënë se askush s’po e ndihmon.

“Jam njëri ndër themeluesit e sportit ju e mani mend atëherë, në vend që me shkua diku dhe me majtë një familje teme sot me qenë kundërshtar i familjes time. Kam menduar që kanë me më ndihmuar por jo. Aziz Salihu as në pushim nuk kam mundur të shkojë, mjeku ka thanë që duhet të shkojë në deti por as aty nuk kom mund”, ka thënë Salihi, transmeton Gazeta Express.

Salihu ka thënë se shpejt do të dalë me fakte konkrete se si ka marrë premtime prej njerëzve kryesor të shtetit dhe asnjëherë s’i kanë plotësuar.

“Të gjithë më duan më përqafojnë , ka disa xhelozi nga sportistit më kanë thanë që do ta ndërtojmë një banesë për një muaj tash shkuan edhe gjashtë muaj dhe asgjë. Është në pyetje që Labi dhe Enver Idrizi që ju kam zanë besë por asgjë”, ka thënë Salihu