Premtimi i pambajtur i Presidentit Thaçi për balotazh

Premtimi i pambajtur i Presidentit Thaçi për balotazh

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka mundur ta kryej obligimin e tij qytetarë në ditën e 19 nëntorit, ditë kjo e cila Kosova voton për zgjedhjet lokale.

Thaçi në fund të kësaj jave ka udhëtuar për në Kanada, dhe nuk ka mundur të përmbush premtimin e tij.

Ai kishte premtuar se do të votojë për një Prishtinë evropiane.

“Unë jam qytetar i Prishtinës. Do të votojë për një Prishtinë të re, evropianë, më moderne, më e zhvilluar më e pasur”, kishte thënë Thaçi, raporton Insajderi.

Thaçi është duke qëndruar në Kanada dhe gajtë vizitës së tij ai është takuar me kryetarin e komunitetit të kosovarë në Halifax, Ardian Hasanaj.

Ndërsa në një postim të fundit që presidenti Thaçi ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se është duke udhëtuar drejt kryeqytetit të Kanadasë, Otavë.

“Do të zhvillojë një takim me homologen time, Julie Payette, si dhe me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit të Kanadasë. Marrëdhëniet tona shumë të mira politike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera, si në ekonomi, siguri, arsim dhe kulturë”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com