Haradinaj, s" />

Premtimi i kryeministrit për familjarët e të dënuarve në “rastin Kumanova”

Premtimi i kryeministrit për familjarët e të dënuarve në “rastin Kumanova”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me familjarët e të dënuarve në rastin e Kumanovës. Ai u ka premtuar përkrahjen e qeverisë.

Haradinaj, sipas njoftimit nga kryeministria, dëgjoi shqetësimet e familjarëve për mirëqenien, si dhe dënimet e qytetarëve të Kosovës që po mbahen në Maqedoni.

Familjarët e të dënuarve thanë se dënimet e shqiptuara nga Gjykata janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me asnjë parim të së drejtës.

“Haradinaj siguroi familjarët se Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se do të jetë në përkrahje të familjarëve gjatë këtij procesi”, thuhet në fund të njoftimit nga zyra e kryeministrit.