Premtimi i Aliut për ndërmarrësit në Ferizaj

15.11.2017 17:48
Premtimi i Aliut për ndërmarrësit në Ferizaj

Kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt nga PDK, Agim Aliu ka vizituar sot ndërmarrjen e veçantë të modës dhe dizajnit, “Atelea Vlora & Kaltrina Fashion”.

Nga këtu kandidati Aliu premtoi se gjatë udhëheqjes me komunën e Ferizajt do të ketë fokus ndihmën ndaj ndërmarrjeve të tilla që bazohen në ide kreative.

“Sot vizitova ‘Atelea Vlora & Kaltrina Fashion’, një ndërmarrje e veçantë e modës dhe dizajnit të veshjeve. Vlora dhe Kaltrina janë dy kreatore të reja që me sukses po realizojnë ëndrrën e tyre. Ato kanë pesëmbëdhjetë të punësuara në ndërmarrjen e tyre”.

“Ndërmarrje të tilla, që bazohen në ide kreative, janë në fokus të platformës sonë qeverisëse, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. #Forcaendryshimit janë ndërmarrëset e tilla”, shkruan Aliu. në Facebook.

Sot vizitova “Atelea Vlora & Kaltrina Fashion”, një ndërmarrje e veçantë e modës dhe dizajnit të veshjeve.Vlora dhe…

Posted by Agim Aliu on Wednesday, 15 November 2017