Prej sonte reshje intensive të shiut

07.11.2017 14:14
Prej sonte reshje intensive të shiut

Nën ndikim të ciklonit nga Mesdheu gjatë natës në Maqedoni priten reshje më intensive të shiut, të cilat në perëndim do të shtrihen drejt jugut.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) kumtoi se reshje të shiut me intensitet më të dobët deri mesatar do të ketë edhe nesër gjatë ditës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lokalisht ato do të jenë më vërshuese dhe diku do të reshin edhe deri në 25 litra në metër katror, sidomos në pjesët perëndimore dhe juglindore.

Në këto rajone është e mundur edhe paraqitje e rrallë e bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore. Në ditët të vijim do të ketë stabilizim të motit.