Prej nesër pajisjet dimërore të obligueshme për automjetet

Prej nesër pajisjet dimërore të obligueshme për automjetet

Nesër hyn në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore ne Maqedoni. Me mosrespektimin e rregullave për mbajtjen e pajisjeve dimërore, parashikohen gjoba prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t’i regjistrohen 25 pika negative.

Nëpunësi policor, mund të urdhërojë që shoferi ta ndalojë lëvizjen e mëtejshme të automjetit, nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje dhe përdorim të obligueshëm të pajisjeve dimërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, nëpunësi policor mund të urdhërojë që shoferi ta ndalojë lëvizjen e mëtejshme edhe atëherë kur nuk ekziston shenjë komunikacioni për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore, nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojë zhvillim të pandërprerë dhe të sigurt të komunikacionit, gjegjësisht nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit që detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet.