Preferenca e Fatmir Sejdiut për kryetarin e LDK-së

Preferenca e Fatmir Sejdiut për kryetarin e LDK-së

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh dhe ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, është deklaruar në lidhje me liderin e ardhshëm të LDK-së.

Ai ka thënë se nuk ka vlerësim se kush duhet ta udhëheqë LDK-në në të ardhmen.

“Nuk do të lëshohem në njerëz”, është shprehur ai.

“Është herët pak të portretizohen” figurat e mundshme për udhëheqës, ka vlerësuar Sejdiu në “Pressing”.

Tani për tani, Sejdiu ka thënë se nuk ka një vlerësim për ndonjërin prej aspirantëve për kryetar të LDK-së.

Sejdiu ka thënë se këtë në kohën e duhur “elektorati i LDK-së do ta vlerësojë më së miri”.