Iku me not nga Shqipëria...

25.11.2017 09:20

Pranimi i fajit nga të akuzuarit, ndihmon proceset gjyqësore

25.11.2017 09:22
Pranimi i fajit nga të akuzuarit, ndihmon proceset gjyqësore

Gjykata Penale e Shkupit ka marrë vendimin e dytë lidhur me rastet e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike, e që ndërlidhen me rastin “Shuplakat”, duke dënuar me vetëm 6 muaj burg me kusht Tomsillav Llazarovin, i cili e pranoi fajin.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, Tomisllav Lllazarov akuzohet për dhunë, bashkë me 14 persona të tjerë, si nxitës dhe organizues idisa anëtarë të VMRO-DPMNE për të protestuar kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena”, e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Ndryshe nga Llazarov, i cili e pranoi fajin, tre të akuzuarit e tjerë ku bën pjesë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja Daniella Rangellova, e cila gjate ngjarjeve ishte këshilltare nga radhët e VMROO DPMNE-së në Komunën Qendër thanë se nuk ndihen fajtorë.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se pranimi i fajit nga ana e njërit prej të akuzuarve nga Prokuroria Speciale Publike, do të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e mëtejme të lëndëve, të cilat i ka ngritur Specialja.

Besa Kadriu, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se një pjesë e të akuzuarve duket qartë se kanë filluar t’u thonë jo urdhrave të partisë. Me këtë lehtësojnë dënimin për veten, por edhe mundësojnë që të zbardhen gjurmët e krimit.

“Përfundimisht është një mundësi e mirë që Prokuroria Speciale Publike, po edhe autoritetet e tjera të Gjyqësisë të kenë më shumë argumente që të zbulojnë dhe ndriçojnë plotësisht gjurmët e krimit. Do të thotë se në një mënyrë hapen dyer më të mëdha qe  drejtesia te funksionoje në një mënyrë tjetër shumë më ndryshe nga ajo që tanimë është instaluar si përvojë skajshmërisht e varur nga politika ditore”, vlerëson Kadriu.

Ndërkaq, sipas Jovan Tërpenoskit, ish-prokuror publik, pranimi i fajit nga ana e njërit nga të akuzuarit, i vë në pozitë të vështirë të akuzuarit tjerë duke ndryshuar dhe rrjedhën e gjykimit jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastet e tjera që i ka ngritur Prokuroria Speciale Publike.

“Mund të them se tashmë kanë filluar të marrin një rrjedhë pozitive zhvillimet në gjyqësor. Që do të thotë, kërkohet e vërteta reale, e cila është si rezultat i dëshmive të prezantuara nga ana e Prokurorisë Speciale Publike dhe mendoj se me këtë hapet rrugë që rastet e ngritura të marrin epilog gjyqësor”, thotë Tërpenovski.

Ndryshe, gjatë muajit dhjetor, duhet të mbahet seanca gjyqësore “Target dhe Fortesa” ku i akuzuari i parë është ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallokov, rast ky që pritet të zbardhet se me urdhër të kujt janë realizuar pergjimet e paligjshme, si dhe me urdhër të kujt janë shkaktuar pajisjet, me të cilat janë realizuar përgjimet.