Prania e kandidatëve të LDK-së në televizionin e “oligarkut”

Prania e kandidatëve të LDK-së në televizionin e “oligarkut”

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duke u arsyetuar për mospjesëmarrjen në debat të kandidatit të saj për Prishtinën me Shpend Ahmetin kishte ofenduar, TV Dukagjinin.

Në një reagim të saj, kjo parti akuzonte TV Dukagjinin se është e afërt me ish-shefin e Dardan Sejdiut dhe subjektin politik Lëvizjes Vetëvendosjes. LDK thoshte se ky televizion ka shpifur dhe ka dëshiruar ta dëmtoi imazhin e Abrashit, shkruan Insajderi.

“Shpend Ahmeti së bashku me një televizion lokal, pronar i së cilit është një oligark, respektivisht ish shefi i Dardan Sejdiut, të afërt me Vetëvendosjen, kanë sajuar sonte gjoja një debat ndërmjet kandidatëve për kryetar të Prishtinës, me qëllim të dëmtimit të imazhit të Abrashit”, thoshte LDK në komunikatën e saj.

LDK sulmon mediat, shpërndan fyerje ndaj TV Dukagjinit

Por në të njëjtën mbrëmje kur LDK kishte refuzuar pjesëmarrjen në këtë televizion dhe më pas edhe ofenduar, kërkonte që deputetin e saj Driton Selmanajn ta ndiqeni prej orës 10 në të njëjtin televizion. Menjëherë pas debatit ku ishte planifikuar përballja për Prishtinën mes Ahmetit dhe Abrashit e që u zhvillua vetëm me Ahmetin sepse Abrashi nuk kishte shkuar.

“Sonte, ora 20:00, në KTV – z. Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejë. Ora 22:00, në RTV Dukagjini – z. Driton Selmanaj, deputet në Kuvendin e Kosovës”, thuhej në njoftimin e LDK-së në Facebook.

Insajderi ka kërkuar sqarim nga LDK-ja sa i takon kësaj çështje por që askush nga kjo parti nuk ka kthyer përgjigje.