Pozicionohet edhe Albulena Haxhiu

Pozicionohet edhe Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kundërshtuar fuqishëm zërat që brenda VV-së kundërshtojnë kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të VV-së.

Sipas saj jo vetëm Kurti por kushdo tjetër duhet ta ketë mundësinë për të kandiduar për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

“Demokracia nënkupton edhe shprehje të lirë të vullnetit. Ata që thërrasin për demokraci, duhet ta lejojnë zhvillimin e saj, të mos e pengojnë atë.

Për mua si aktiviste e deputete, është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit, këtë e them hapur dhe me zë të lartë sa herë të jetë nevoja.

Dhe jo vetëm për Albinin, kushëdo që do të kandidoj për Kryetar të Lëvizjes, e ka këtë mundësi bazuar në dokumentet tona themeltare.

Sa më shumë aq më demokratike. Tek e fundit, anëtarësia jonë janë ata që vendosin, jo aklamacioni!

Demokracia nënkupton edhe shprehje të lirë të vullnetit. Ata që thërrasin për demokraci, duhet ta lejojnë zhvillimin e…

Posted by Albulena Haxhiu on Wednesday, 13 December 2017