Postimi në Facebook që e çoi në polici imamin Osman Musliu

Postimi në Facebook që e çoi në polici imamin Osman Musliu

Imami i xhamisë dhe ish-kryeimami i bashkësisë islame të Drenasit mulla Osman Musliu është shoqëruar në polici për shkak të një postimi në Facebook rreth një kishe protestante.

Në postimin e 5 nëntorit ai kishte shkruar rreth kishës protestante, duke thënë se ky objekt u nis si shkollë, më pas si spital dhe përfundoi si një kishë protestante.

“Sipas banorëve te lagjes se Sofalisë ne Prishtinë mbi 99% musliman ,ky objekt u fillua si shkollë pastaj flitej për spital ne fund “Pjelli “ Kishë Protestante. A po mund ta mendoni sikur te ishte kjo tani xhami çka kishin ba “PATRIOTËT” dhe “Mediat”ne Kosove …..!!!!!????? O Te mjere shume po na ngucni vetëm:”Zullumi këputet prej trashnit” thotë populli”, kishte shkruar mulla Osman Musliu në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që ai është ftuar në polici për të dhënë deklaratë.

Postimi i tij i plotë:

Sot isha ne Polici, Njësinë e Hetimeve te Përgjithshme -DRP-Prishtinë për shkak të këtij postimi në Facebook se dikush nga “trimat” e fb e paska “tut” Pastorin Fehmi Cakolli..!!!

Deklaratën që dhashë në polici po e ndaj edhe me ju publikisht: Turp për ata që thërrasin apo mundohen të friksojnë hoxhallarët sikur unë, me këto veprime.

Ndërsa për ata që bëjnë këso veprime do u kisha thënë vetëm dy fjalë: Në këtë gjendje kur problemet dhe të ligat na kanë rrethuar nga të gjitha anët të thirrët në Polici një hoxhë për një postim është absurde.. Kjo po i bjen për dikënd nanë e për dikënd njerkë!

Apo dikush :”bume / granat e kurgja kerkujna,a dikush po… e u ba nami”

Nuk e kemi nijet as mu frikësu as mu ndal drejtë një Kosove më të mirë dhe një populli më të vetëdijshëm…