Posta me pullë postare kushtuar heroit Xheladin Gashi – Plaku

Posta me pullë postare kushtuar heroit Xheladin Gashi – Plaku

Posta e Kosovës do të lëshoj në qarkullim postar dhe do të promovojë pullën postare kushtuar Heroit të Kombit Xheladin Gashi – Plaku.

Në këtë promovim janë ftuar përfaqësues të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, bashkëluftëtarë të Komandat Plakut, etj.

Sot bëhen 12 vjet e ndarjes nga jeta të Gjeneral Xheladin Gashit, i njohur si Plaku.

Gjeneral Plaku një jetë të tërë ia kushtoi atdheut, pasi veprimtari atdhetare zhvilloi edhe para themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plakun e gjeti vdekja në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës, ndërsa Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”.