Qindra punëtorë të Tribuna Media Group, nuk kanë arritur që t’i mar" />

Pos pagave, Tribuna nuk ua ka paguar as Trustin Pensional punëtorëve edhe pse paratë u janë ndalur

Pos pagave, Tribuna nuk ua ka paguar as Trustin Pensional punëtorëve edhe pse paratë u janë ndalur

Qindra punëtorë të Tribuna Media Group, nuk kanë arritur që t’i marrin pagat e tyre nga ky medium, që në total besohet se kap shifrën e qindra-mijëra eurove. Mirëpo, kjo nuk është shkelja e vetme e ligjit, që ky medium e bënë nga punëtorëve të dikurshëm dhe ta tanishëm të saj.

“Tribuna Media Group”, pronë e Besiana Hoti-Demiri dhe Sejdi Demiri, vajza dhe dhëndrri i nënkryetarit të PDK-së, Rexhep Hoti, nuk i ka kryer obligimet e Trustit Pensional ndaj punëtorëve të këtij mediumi, edhe pse paratë e dedikuara për Trust Pensional, ua kanë ndalur në pagë.

Mijëra euro, është përfitimi i pronarëve të këtij mediumi nga mos-pagesa e Trustit Pensional për punëtorët të tyre.

Insajderi ka kontaktuar me disa nga punëtorët e Tribuna Media Group, të cilët në periudha të ndryshme kanë punuar për këtë medium.

Ata kanë rrëfyer sesi  nuk u është paguar Trusti Pensional, për muaj të tërë.

Ish-kryeredatorja e lajmeve dhe autore e emisionit “Mëngjesi në Tribunë”, Teuta Gashi ka konfirmuar për Insajderi, se Tribuna Channel, përveç që nuk i ka paguar dy mijë euro nga paga e saj, ky medium për 10 muaj rresht nuk e ka kryer obligimin ndaj saj, duke mos ia paguar Trustin Pensional.

“Ai medium, shkel te drejtat e punetoreve duke shkelur keshtu edhe Ligjin. Une jam duke ndjekur procedurat ligjore per tu perballur me ta ne Gjykate. Por duhet Inspektorati te veprojë. Duhet dal me teren me pa qe sa muaj nuk kane marr punëtorët paga”, ka thënë ajo.

Gashi ka treguar se i detyrohen me mbi 2 mijë euro borxh paga dhe 10 muaj Trust të papaguar.

Njëjtë ka ndodhur edhe me ish-moderatoren e emisionit “E’Zone”, Alba Morina, të cilës Tribuna Channel, për më shumë se një vit nuk ka paguar asnjë cent në Trustin Pensional, përkundër kontratës që ajo dhe secili punëtorë e kishin nënshkruar me pronarët e mediumit.

Tribuna Channel, nuk i ka paguar Trustin Pensional edhe ndaj Kiki Rrahmanit, e cila për Insajderi ka thënë se ky medium për më shumë muaj.

Edhe producenti i dukurshëm i emisioneve në Tribuna Channel, Ilir Tolaj, ka konfirmuar për muaj të tërë të mospagesës së Trustit Pensional.

Para për Trustin Pensional nuk u janë paguar edhe shumë punëtorëve të këtij mediumi.

Insajderi ka kontaktuar me disa nga punëtorët e dikurshëm të këtij mediumi, të cilët kanë deklaruar se kontributet e tyre nuk janë kryer nga ana e Tribuna Media Group.

Anita Ahmeti, Qëndrim Dedinca, Herolind Rama, Drita Rashiti,  Agon Ferizi, Albatrit Leci, janë vetëm disa nga qindra personat që Tribuna Media Group, përveç që u ka mbetur borxhe në pagat e tyre, ky medium ka bërë shkelje të ligjit duke mos ua kryer obligimin e pagesës së Trustit Pensional.

Insajderi ka dërguar pyetje në Trust për të parë nëse “Tribuna” ka kryer obligime pensionale ndaj ndonjë punëtori.

Besohet se moskryerje e këtij obligimi ndaj punëtorëve të këtij mediumi, u ka sjellur përfitimi mijëra euro për pronarët e Tribuna Media Group, vetëm në moskryerjen e pagesës së Trustit Pensional./Insajderi.com

Tribuna e mashtrimit – Televizioni që u ka mbetur mijëra euro borxh dhjetëra punëtorëve