Portugalia shkatërron Gjibraltarin, humb Holanda

Portugalia ka mposhtur 5:0 në miqësore Gjibraltarin, derisa Holanda ka pësuar humbje 1:2 nga Greqia

Portugalia shkatërron Gjibraltarin, humb Holanda

Kampioni i Evropës, Portugalia, është treguar skuadër e fortë për Gjibraltarin, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0.

Golat për kampionët e Evropës i shënuan Joao Cancelo, Bernardo Silva, Pepe dhe dy të tjera Nani.

Në anën tjetër Holanda është befasuar nga Greqia, duke pësuar hu7mbje me rezultat 2:1. Golat për Greqinë i shënuan Konstantinos Mitroglou dhe Giannis Gianniotas, derisa për Holandën shënoi Georginio Wijnaldum. /Express/