Porto mposhet nga Juventusi

Porto mposhet nga Juventusi

Juventusi ka shënuar fitore në përballjen e parë ndaj Portos në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Porto mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Talles u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 27.

Një paraqitje fantastike bëri kroati Pjaca, i cili shënoi në minutën e 72 golin e parë për “Zonjën e Vjetër”.

Epërsinë e dyfishoi Alves vetëm pas dy minutave. Për të asistoi Alex Sandro.

[arve url=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5cu1xi”/]

 

[arve url=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5cu2c2″/]