Portieri i përfaqësueses që nuk e lidh asgjë me Kosovën, përveç gruas

Adis Nurkoviç, ish-portieri i të gjitha përfaqësueseve të reja dhe i ekipit “A” të përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës, para një jave ka marrë lejen e FIFA-s që të luajë për Kosovën. Nurkoviç do të bëhet lojtari i parë që nuk ka prejardhje nga Kosova, por që do të paraqitet për përfaqësuesen e shtetit më të ri evropian.

Portieri i përfaqësueses që nuk e lidh asgjë me Kosovën, përveç gruas

Portieri i ekipit të Ligës së parë federale të Bosnjës, Travnik, thotë për Agjencinë e lajmeve “Anadolu” se shumë rastësisht ka ardhur në situatë për të mbrojtur për përfaqësuesen më të re evropiane, kështu që edhe oferta ka ardhur në kohën e duhur dhe nuk është menduar shumë nëse do të pranojë.

Ai pranon se nuk ka asnjë lidhje tjetër me Kosovën, përpos gruas së tij, e cila është nga Kosova. Nga komuniteti boshnjak i Kosovës.

Ai ka lindur në Velika Kladusa, një qytet në veri-perëndim të Bosnjës, afër kufirit me Kroacinë, raporton Insajderi

“Ishte rastësi e madhe. U martova dhe gruaja ime është me origjinë nga Kosova. Ata janë në formimin e përfaqësueses së tyre për kualifikime për Kupën e Botës. Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku pasi kompletoi ekipin filloi të kërkojë portierë”, rrëfen Nurkoviç.

“Ai kishte ndjekur diku një nga paraqitjet e mia. Atij i kishte pëlqyer se si kam mbrojtur portën dhe pastaj më tha se ai kishte mbledhur materiale të mjaftueshme për mua. Ai më kontaktoi përmes vjehrrit tim që jeton në Kosovë”, tha Nurkoviç, njofton Insajderi.

Nurkoviç thotë se është i kënaqur dhe i lumtur që do të përfaqësojë Kosovën, dhe pret që këtë ta bëjë që nga ndeshja e ardhshme ndaj Kroacisë. /Insajderi.com